Javën që shkoi në Ligue 1 janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 17-të.
Pas 17 xhiro, është skuadra e PSG-së që kryeson me 44 pikë, nëntë më shumë se ndjekësit e parë, Monaco dhe Lyon, që kanë arritur nga 35 pikë.
Si në tabelën e skuadrave, ashtu edhe te lista e golashënuesve kryesojnë lojtarët e PSG-së.
Është Edison Cavani që kryeson me 17 gola në 17 ndeshje. Ai lë pas Falcaon me 14 gola, dhe Diazin me 12.
Neymar renditet në vendin e 6 me nëntë gola./Lajmi.net/