Frank Lampard duke komentuar ndeshjet e Premierligës në ‘BT Sports’ ka zbuluar se si Chelsea e ka zëvendësuar atë me Cesc Fabregasin.
Shkas i gjithë kësaj ishte një ndeshje mes Manchester United dhe Arsenalit në vitin 2004, kur Fabregas dhuroi një shfaqje të mirë para syve të Sir Alex Ferguson.
Duke folur për cilësitë e tij, Lampard tha se Chelsea e largoi atë për t’i bërë vend Fabregasit në vitin 2014.
Chelsea në vitin 2014 e transferoi spanjollin nga skuadra e Barcelonës.
“Unë nuk kam luajtur me Fabregasin te Chelsea. Në thelb, ata më larguan mua për t’i bërë vend Fabregasit”, ka deklaruar Lampard./Lajmi.net/