Lëndohet Umtiti, Barca gjen zëvendësuesin e tij

Barcelona një ditë më parë jo vetëm që humbi dy pikë të rëndësishëm, por për dy muaj humbi edhe mbrojtësin Samuel Umtiti.

Umtiti pësoi një lëndim që e mban jashtë fushave për dy muaj.

Kjo ka bërë të ‘blaugranat’ të mendojnë menjëherë për zëvendësuesin e tij të mundshëm, për ta transferuar në muajin janar.

Siç shkruan ‘Marca’, në listën e Barcelonës janë tre emra për mbrojtjen.

Bëhet fjalë për Yerri Minan e Palmeiras, Mathtis de Ligt i Ajaxit dhe Inigo Martinez i Real Sociedadit./Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta