ZYRTARE: Manolas nënshkruan me klubin e njohur evropian

Kostas Manolas ka konfirmuar të ardhmen e tij te Roma.

Kostas Manolas ka nënshkruar kontratë të re me Romën.

Qendërmbrojtësi grek ka vazhduar qëndrimin e tij në Stadio Olimpico deri në vitin 2022.

“Jam shumë i lumtur, nga momenti i parë drejtori më ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e kontratës. Shpresoj të fitoj diçka, sepse është e rëndësishme”, deklaroi Manolas për uebfaqen zyrtare të Romës, përcjell “lajmi.net”.

“Të martën na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Askush nuk e priste që ne të luajmë kualifikimin në një grup me Atletico Madridin dhe Chelsean”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta