Turan befason tifozët me klubin e ri, rroga 18 milionë euro në sezon

Një klub kinez ka shfaqur gatishmëri për të paguar 18 milionë euro në sezon për transferimin e tij në Kinë.

Arda Turan ka përfunduar si objektiv i Superligës së Kinës.

“Mundo Deportivo” raporton se mesfushori i Barcelonës do të largohet nga Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Monaco dhe Galatasaray kanë shfaqur interesim për blerjen e tij. Por, një ofertë ka mbërritur edhe nga Kina, përcjell “lajmi.net”.

Një klub kinez ka shfaqur gatishmëri për të paguar 18 milionë euro në sezon për transferimin e tij në Kinë. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta