Pogba nervozon Man Utd-in: Jam tifoz i këtij ekipi nga Premierliga

Paul Pogba pranoi admirimin e tij për ekipin rival nga Premierliga.

Paul Pogba ka bërë të ditur se për një kohë të gjatë ishte tifoz i Arsenalit.

Mesfushori i Manchester United pranoi admirimin e tij për ekipin rival nga Premierliga.

“Në Francë, ata ishin klub i madh – ata kanë pasur shumë lojtar francezë”, tha Pogba për “Football Focus” para ndeshjes me “Topçinjtë” në stadiumin Emirates.

“Kam qenë fans i Arsenalit, i Thierry Henry, e kam shikuar atë. Kam qenë fans, por jo i çmendur, megjithatë kam shikuar shumë ndeshje të Arsenalit. Ata gjithmonë kanë qenë klub i mirë”, shtoi Pogba.

Temat
BotëSport

Të afërta