Del Piero befason Higuainin pas ndeshjes Napoli – Juventus

Pas takimit, në një lidhje direkte në televizionin italian “Sky”, Del Piero e lavdëroi argjentinasin, Gonzalo Higuain.

Alessandro Del Piero rezervoi lëvdata për sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain.

Ylli argjentinas shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren 1:0 ndaj Napolit në San Paolo.

Pas takimit, në një lidhje direkte në televizionin italian “Sky”, Del Piero e lavdëroi argjentinasin.

“Higuain, ke zhvilluar një ndeshje si kapiten, duke luftuar nga fillimi e deri në fund”, deklaroi Del Piero, përcjell “lajmi.net”.

“Ndihem krenar kur dëgjoj fjalë të tilla nga një legjendës që ka shkruar historinë me fanellën e Juventusit”, u përgjigj Higuain. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta