Të gjithë në Spanjë po flasin për këtë që ka bërë Bale mbrëmë

Gareth Bale është rikthyer të luajë pas më shumë se 2 muajve.

Uellsiani mbrëmë luajti ndaj Fuenlabradas në barazimin 2-2 në Bernabeu për ndeshjen e dytë kthyese të Copa del Rey.

Me inkuadrimin e tij, Real Madridi filloi të sulmojë portën e kundërshtarit ku etëm pas 20 sekondave Bale dhuroi një asist fenomenal për Mayoral që barazoi rezultatin e ndeshjes në 1-1.

Gjithashtu, Bale ishte pjesëmarrës edhe në golin e dytë të Mayoral dhe kështu e shpëtoi skuadrën Madrilene nga një befasi që mund ti ndodhte prej Fuenlabradas.

Por, ja se si Gareth Bale e ruajti veten dhe luajti me shumë kujdes në ndeshjen e mbrëmshme.

Temat
BotëSport

Të afërta