Nisin hetimet për vetëvrasjen e gjeneralit kroat në Hagë

Autoritetet holandeze kanë nisur hetimet në lidhje me atë se si kroati nga Bosnja, i akuzuar për krime në Mostarin lindor, piu helmin duke u vetëvrarë në dhomën e gjyqit të Hagës, derisa kjo e fundit i shqiptoi vendimin prej 20 vitesh burg, njofton BBC.

Sllobodan Praljak ishte njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë të kroatëve të Bosnjës që u paraqit para gjykatës.

Vetëvrasja e Praljak-ut nuk është rasti i parë që ndodh në gjyqin e Hagës, transmeton Gazetametro.net.

I dyshuari serb për krime lufte, serbi nga Kroacia Sllavko Dokmanoviç u var në qelinë e tij më 1998, dhe shoku i tij po ashtu serb i Kroacisë, Milan Babiq, u vetëvra në qelinë në vitin 2006.

Temat
BotëLajme

Të afërta