Milan e gjen trajnerin e ri, pas Gattusos

Antonio Conte është dëshira e madhe për trajner në Milan.

Milan ka një plan për angazhimin e një trajneri të ri përkundër emërimit të Gennaro Gattusos pas shkarkimit të Vincenzo Montellas.

“Corriere dello Sport” raporton se “Rossonerët” presin përgjigje pozitive nga Antonio Conte.

Menaxheri i Chelseas nuk pritet të mbetet në Londër përtej këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ai mund të rikthehet në Serie A ku luajti dhe shënoi suksese të mëdha si trajner i Juventusit. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta