Man City, Barcelona … Wenger e jep lajmin e madh për Ozil dhe Sanchez

Arsene Wenger ka thënë se sulmuesi Alexis Sanchez dhe mesfushori Mesut Ozil nuk do të largohen nga klubi, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Arsene Wenger ka një lajm të mirë për të gjithë tifozët e Arsenalit.

Menaxheri i Gunners ka thënë se sulmuesi Alexis Sanchez dhe mesfushori Mesut Ozil nuk do të largohen nga klubi, gjatë afatit kalimtar të janarit.

I pyetur nëse ata do të jenë futbollistë të Arsenalit më 1 shkurt, Wenger tha: “Po, sigurisht”.

“Kjo është ajo që e kam thënë shumë herë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta