Barcelona befason me përforcimin e ri

Klauzola e mesfushorit brazilian është 50 milionë euro por Barcelona synon ta mbyllë këtë operacion me 20 mln euro plus bonuse.

Barcelona kërkon një qendërmesfushor për merkaton e janarit dhe mes shumë emrave në klubet e Europës, për katalanasit shfaqet ideja e talentit Arthur.

Lojtari 21-vjeçar aktivizohet në Brazil me Gremion dhe ka një kontratë deri në vitin 2021 ndërsa është vëzhguar disa herë nga emisarët blaugrana.

Klauzola e mesfushorit brazilian është 50 milionë euro por Barcelona synon ta mbyllë këtë operacion me 20 mln euro plus bonuse në bazë të performancës që do të bëjë lojtari.

Temat
BotëSport

Të afërta