Fjalët e para të Montellas pas shkarkimit janë shumë emocionuese

Ai e pranon që ka gabuar, duke i uruar suksese Milanit në të ardhmen.

Vincenzo Montella shpreh keqardhje për shkarkimin.

Ai e pranon që ka gabuar, duke i uruar suksese Milanit në të ardhmen, përcjellë “Lajmi.net”.

“Të largohesh nga Milani dhemb shumë. Jam munduar të jap maksimumin tim për këtë klub, por pranoj vendimin e marrë. Dua të falënderoj lojtarët dhe tifozët për momentet e bukura që kaluam bashkë duke shpresuar që Milani do të arrijë në nivelet e larta ku i takon.

Është e dukshme që unë kam dështuar, por do vazhdoj të mbështes këto ngjyra”, ka shkruar Montella në postimin e tij në Instagram. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta