CNN ia bën bajat Donald Trumpit

Donald Trump nuk po mund të ndalet së hëngri goditje djegëse nga mediat amerikane.
Të shtunën, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Ameirkës ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter, për një prej aktiviteteve të tij të preferuara: sulmimin e CNN’it.

“Fox News është SHUMË më e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara sesa CNN, por jashtë SHBA’së, CNN International është ende një burim i madh i lajmeve (të rrejshme), dhe ai përfaqëson në BOTË shumë keq vendin tonë. Bota e jashtme nuk e sheh të vërtetën nga ai!”, ka shkruar i pari i Amerikës në rrjetin social.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i CNN, ndaj akuzave të Trumpit. Rrjeti televiziv ia ka përkujtuar presidentit detyrën e tij.

“Nuk është detyrë e CNN’it që ta përfaqësojë SHBA’në në botë. Kjo është detyra juaj. Detyra jonë është raportimi i lajmeve. Fakt”, thuhet në reagimin e CNN.

Uhhh, president! /Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta