Ymeri: Asnjë vendim gjykate nuk mund të ndalë numërimin e votave

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie kundër vendimit të KQZ-së për ndërprerje të numërimit të votave në Prishtinë e Prizren.

Ai ka thënë se për këtë nuk ka pasur asnjë bazë ligjore.

Ymeri me anë të një postimi në facebook ka publikuar edhe kërkesën që i kanë dërguar KQZ-së për të vazhduar numërimin e votave në këto dy komuna.

Ai ka bërë thirrje që mos të cenohet procesi zgjedhor

“Nuk ka asnjë arsye ligjore që KQZ ka ndërprerë numërimin e votave që shprehin vullnetin e qytetarëve dhe na tregojnë për rezultatin preliminar në Prishtinë dhe Prizren. Asnjë vendim gjykate nuk mund të ndalë numërimin e votave qytetare. Andaj mos pengoni dhe mos cenoni procesin zgjedhor”, ka shkruar Ymeri./Lajmi.net/

Temat
BotëLajme

Të afërta