Vrau gruan me thikë për bukën, 50-vjeçari përlotet në gjyq: Nuk e di ç’kam bërë, kishim 4 vjet grindje

Autori i krimit të vrasjes së gruas së tij ditën e djeshme në Kavajë pas një konflikti banal, ka dalë sot para trupit gjykues.

Pas marrjes së vendimit “arrest me burg”, autori u shpreh: Nuk e di ç’kam bërë. Kishim 4 vjet që grindeshim.”

Sami Metushi pati një debat me bashkëshorten e tij Sose Metushi mëngjesin e djeshëm dhe në debat e sipër, ai i ka ngulur katër herë thikën në bark asaj.

Gruaja ka vdekur në vend, ndërsa Sami Metushi ka dalë me duart e përgjakura në oborr ku ishin tri fëmijët e tyre duke u thënë: E vrava nënën!”

Fëmijët janë shokuar, ndërkohë që i ati vrasës nuk është larguar, por ka pritur policinë ta arrestonte.

Tërë atë mëngjes ai ishte kujdesur për bagëtinë dhe shpendët dhe më pas kishte hyrë në shtëpi, ku duke mos e gjetur gati mëngjesin, kishte nisur debatin me të shoqen.

Temat
LajmeRajon

Të afërta