Sulmuesit që vranë 300 besimtarë në xhami mbanin flamurët e ISIS-it

Zyrtarët egjiptianë që hetojnë masakrën ndaj besimtarëve në një xhami në Sinai kanë njoftuar se sulmuesit mbanin flamurin e Shtetit Islamik.

Të paktën 305 njerëz vdiqën në sulm, i cili nisi gjatë namazit të së premtes dhe ende nuk është marrë përsipër nga asnjë grup.

Prokurori publik i Egjiptit tha se në vendngjarje kishte deri në 30 sulmues. Ndërsa Presidenti Abdul Fattah al-Sisi është zotuar të përgjigjet me “forcën më të madhe”.

Xhamia Al-Rawda u bombardua dhe më pas besimtarët që përpiqeshin të arratisshin u vranë nga sulmues të armatosur jashtë xhamisë.

Sulmuesit thuhet se vendosnin automjete për të bllokuar qasjen në ndërtesë dhe qëlluan drejt ambulancave që po përpiqeshin të ndihmonin viktimat.

Tridhjetë fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe së paku 100 persona janë plagosur.

Ushtria egjiptiane ka njoftuar se tashmë ka kryer sulme ajrore mbi objektivat “terroriste”.

Forcat e sigurisë egjiptiane për vite me radhë kanë luftuar një kryengritjet islamike në gadishullin Sinai dhe militantët e lidhur me ISIS-in.

Temat
BotëLajme

Të afërta