Barcelona fillon bisedimet me përforcimin e ri

Barcelona synon të realizojë marrëveshje për blerjen e Yerry Minas pas përfundimit të këtij sezoni.

Drejtues të Barcelonës kanë udhëtuar drejt Brazilit për të filluar bisedimet me një përforcim të ri.

“Mundo Deportivo” shkruan se klubi katalan ka konfirmuar interesimin për blerjen e mbrojtësit të Palmeiras, Yerry Mina.

Barcelona synon të realizojë marrëveshje për blerjen e Minas pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Mina konsiderohet si talent i madh dhe mund të shndërrohet në futbollist të dobishëm për Barcelonën, në të ardhmen. /Lajmi.net/

Temat
BotëSport

Të afërta