305 viktima – sulmi më i rëndë në historinë e Egjiptit

Rritet numri i viktimave pas sulmit terrorist të premten ndaj një xhamie në gadishullin Sinai të Egjiptit, bëjnë të ditur autoritetet egjiptiane. Ushtria egjiptiane kundërpërgjigjet me sulme ajrore.

Numri i viktimave në Egjipt pas sulmit terroriste ndaj një xhamie në qytetin Al Arish në gadishullin Sinai ditën e premte (24.11) është rritur në 305 vetë. Mes viktimave gjenden edhe 27 fëmijë, bëri të ditur televizioni shtetëror egjiptian duke u bazuar në të dhënat e prokurorisë. Terroristët sulmuan fillimisht me bombë dhe pastaj hapën zjarr ndaj xhamisë al Ravda në gadishullin Sinau, në kohën kur besimtarët po luteshin për faljen e së premtes. 128 vetë janë plagosur.

Ky sulm konsiderohet si atentati më i rëndë në historinë e Egjiptit. Presidenca egjiptiane i shpalli tre ditët e ardhshme ditë zie. Ndërkohë aviacioni luftarak egjiptian bombardoi natën e së shtunës pika të terroristëve me armë dhe municione. Në këto sulme u shkatërruan disa automjete, që janë përdorur edhe në sulmin e së premtes, bëjnë të ditur mediat./DW

Temat
BotëLajme

Të afërta