Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është nën hetim, por prej dy ditësh tashmë ai është larguar nga Shqipëria.
Këtë lajm e komenton edhe ish- kryeministri Sali Berisha.
Sipas Berishës, Tahiri me këtë veprim ka shkelur Kushtetutën ndaj parlamenti duhet të mblidhet menjëherë për t’i hequr mandatin e deputetit.
Reagimi
Heqja e mandatit te Tahirit eshte emergjence kushtetuese!
Te dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili nder te tjera nuk e lejonte ate te largohej nga Shqiperia. Me kete akt te rend antikushtetues ai ka humbur te drejten e mbajtjes se mandatit te antarit te parlamentit.
Kete vendim te votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnje institucion tjeter perveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve te Kuvendit perben shkelje madhore kushtetuese, por per Noriegen dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit jane leter pa vlere.
I bej thirrje parlamentit te mblidhet me urgjence per heqjen e menjehershme te mandatit te deputetit Saimir Trafiku, ose te vendose veteshkrijen e tij!