Ditën e sotme është zbardhur ekspertiza mjekoligjore për shtetasin Fadil Kasemi, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildes Hafizi.
“Kasemi pa probleme mendore”, thuhet në ekspertizë.
Ekspertiza është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Dy muaj më parë, Fadil Kasemi i mori jetën ish-gruas së tij Fildes Hafizi.
Ngjarja ndodhi në Tiranë, ndërsa Hafizi ishte punonjëse e gjykatës së Shkodrës.