Nait Hasani “lodhet” nga raportimi i Bulliqit, fle në Komision

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani po merr pjesë në Komisionin për Integrime Evropiane.

Por, duket se raportimi i kryetarit të Komisionit për Shënjim të Kufirit, Shpejtim Bulliqi e ka lodhur atë.

Kjo pasi që Hasani është zënë me sy të mbyllur, gati duke fjetur.

Shpejtim Bulliqi, kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, po raporton para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, rreth shënjimit të kufirit me Malin e Zi.

Në këtë Komision ai po u përgjigjet pyetjeve të deputetëve rreth Marrëveshjes që përcakton kufirin me Malin e Zi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta