Vrau gruan me thikë, fjalët e Dritanit për të birin: Mami ka ikur për disa ditë

Detaje të tjera kanë dalë lidhur me krimin e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku një shqiptar vrau gruan e tij pas një sherri me të.

Mediat italiane bëjnë me dije se çifti ishte në prag divorci konsensual, por duket se një sherr i papritur mes tyre ka bërë që Dritan Sulollari të godasë me thikë gruan e tij, Migena Këllezi, duke e lënë të vdekur.

“Ne nuk po përballemi me degjenerimin e dhunës nga bashkëshorti xheloz, por ndodhi një epilog krejtësisht i papritur”, -ka thënë avokati i autorit të ngjarjes.

Avokati shpjegoi se pavarësisht nga gjendja e shqetësimeve të rënda psikologjike dhe pasi iu nënshtrua operacionit në tendinin e dorës, ai ka treguar se donte të largonte të birin nga skena e tmerrshme dhe krimi të kishte kryer.

Ai donte të shmangte djalin 8-vjecar të mos e shihte me sytë e tij gjithë sa kishte ndodhur. Ai i tha të birit se vetë do të shkonte të mjekohej në spital, kurse “mami ka ikur për disa ditë për të parë të afërmit në Shqipëri”. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Temat
LajmeRajon

Të afërta