Vrasja në Lushnjë, babai i Zamir Latifit: Policia njësh me krimin, Rama s’ka pranuar të më takojë

Në lidhje me lajmin e bërë publik sot në media se pas masakrës me 2 të vrarë në Lushnje familjarët e atentatorëve po largohen nga Shqipëria nga frika e hakmarrjes, reagon edhe babai i viktimës, Zamir Tatifi, Fatosi.

Fatos Latifi i bën thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen, ndërsa shkruan se policia e Lushnjës është bërë një me bandat.

Ndër të tjera ai shprehet se ka kërkuar takim me kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xahfaj, por nuk e ka pritur askush.

“Une babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi bashke me familjen time deklaroj se nuk kam menduar apo diskutuar ndonje moment per hakmarrje. Une e kam lene cdo gje ne dore te shtetit duke menduar se shteti dhe ligji do te me ndihmojne per ate cka ndodhi dhe se do vendosin drejtesi.

Policia dhe prokuroria e Lushnjes eshte bere nje me krimin. U bene kaq dite dhe as policia dhe as prokuroria nuk eshte marr me hallin qe kemi ne, por perkundrazi po ndihmon autoret e krimit qe te largohen nga Shqiperia.

Atentatoret kerkojne ti heqin familjaret e tyre nga Shqiperia qe te jene te lire, te veprojne perseri. Kam kerkuar takim me zotin Rama dhe nuk mora pergjigje, njekohesisht kerkova dhe takim me ministrin e brendshem zotin Xhafa por nuk ma afruan kete mundesi.

Ne keto kushte u bej apel nepermjet medias qe te vendosin drejtesi per masakren qe u kushtoi jeten dy djemeve te rinj ne qytetin e Lushnjes dhe te parandalojne humbjen e jeteve te tjera te pafajshme”, thuhet në reagim.

Më pak se një muaj më parë pas një atentati në Lushnjë Zaimir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç mbëtën viktima, ata po qëndronin pranë një lokali të frekuentuar prej tyre çdo ditë në lagjen “Loni Dhamo” në vendin e quajtur “Ura e Përroit”.

Ndërkohë u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pronari i lokalit, Marius Xhepexhiu, 26 vjeç.

Lëndime të lehta mori edhe një 66-vjeçar, i cili ishte kalimtar i rastit.

Dëshmitarët, por edhe burimet e policisë thanë se atentatorët me maskë dhe kallashnikovë erdhën nga hyrja e qytetit dhe qëlluan me breshëri ndaj të rinjve që mbetën të vdekur në vend. Më pas automjeti u largua në perëndim të qytetit, ndërsa policia u vu në kërkim të tyre.

Pranë trupit të një prej viktimave, 22 vjeçarit Hoxha, u gjet edhe një pistoletë.

Gazeta Express

Temat
LajmeRajon

Të afërta