Rrëfehet 17 vjeçari që vrau shokun e tij: Nisi si lojë, por …

20-vjeçari Hermes Beqiri, humbi jetën mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pas një plagosjeje me armë zjarri në Shkodër.

I riu u qëllua nga shoku i tij, 17-vjeçari Elvis Hoxha me një armë kallashnikov, ndërsa duket se arsyet kanë nisur një diskutim krejtësisht banal.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për Balkanëeb dëshminë e 17-vjeçarit të arrestuar tashmë. Në gjendje të rënduar psikologjike, ai ka folur pak dhe ka treguar se çfarë e detyroi të kapte automatikun.
“Ne jemi ngatërruar për një kapele. Nisi pak si lojë, por më pas situata u bë serioze. Aty ngritëm zërin dhe ai më rrahu. Më pas kam marrë automatikun dhe e kam qëlluar nga dera e lokalit. Nuk kam dashur ta vras”,- ka thënë 17-vjeçari.

Ka mjaftuar “loja” me kapelen, që Beqiri të rrahë 17-vjeçarin Elvis Hoxha, e ky i ndihmuar nga dy miqtë e tij, në gjaknxehtësi e sipër ka marrë kallashnikovin dhe e ka qëlluar në bark me një plumb, duke i prekur disa organe.

NGJARJA
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, kur në lagjen “Guerrile” në vendin e njohur si ish-Zooteknika mbeti i plagosur rëndë shtetasi Hermes Beqiri, 23 vjeç. Ai mori një plumb në bark dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, por ndonëse iu dha gjithë ndihma e nevojshme dhe u transportua drejt Tiranës mbrëmjen e së dielës ndërroi jetë, pasi plumbi i kishte prekur disa organe.
Autori i ngjarjes u arrestua pak minuta pas sherrit në fshatin Grudë, ndërsa policia i gjeti në dorë automatikun, ndërsa fare pranë vendit ku strehohej kishte edhe motorin me të cilin ishte larguar nga vendngjarja. Bashkë me të blutë e Shkodrës bashkë me të arrestuan edhe shokun e tij, shtetasin Ditmir Harifi, 17 vjeç i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Për ngjarjen është arrestuar edhe Bekim Turishta, duke u akuzuar për “Moskallëzim krimi”.

Temat
LajmeRajon

Të afërta