Momenti kur princi miliarder zbriti nga jahti i tij luksoz, ja si u prit sapo hodhi këmbën në tokën shqiptare

Është publikuar videoja kur princi miliarder Alwaleed bin Talal, i listuar si personi i 45-të më i pasur në botë u takua me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Ai ankoroi më 25 gusht jahtin e tij luksoz në Durrës dhe iu bë një pritje madhështore gjatë takimit informal.

Biseda midis tij dhe zyrtarëve shqiptarë gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, u përqendrua në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastrukturës.

Ai ka qenë në Shqipëri edhe në vitin 2002 dhe u prit me protokoll nga kryeministri Fatos Nano dhe ministri i asaj kohe, Luan Hajdaraga.

Talal u arrestua mbrëmjen e djeshme në Arabinë Saudite, pasi mbi të rëndojnë akuzat e korrupsionit.
Sipas New York Times, arrestimi i tij do të sjellë një valë tronditjesh në qendrat financiare në botë.
Në pranga u vunë gjithashtu edhe 10 princër të tjerë dhe 4 ministra e dhjetëra ish-ministra, pas një aksioni të gjerë nga organi i ri saudit anti-korrupsion.

Temat
LajmeRajon

Të afërta