Kryeministri Haradinaj reagon pas dënimit të “Grupit të Kumanovës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit të “Grupit të Kumanovës” nga një Gjykatë në Shkup, në mesin e të cilëve kishte edhe 19 kosovarë, ka kërkuar që të bëhet zbardhja e plotë e rastit. Kryeministri nuk e ka përjashtuar një hetim ndërkombëtar për zbardhjen e gjithë të vërtetës. Madje, kreu i ekzekutivit ka thirrur për sqarim edhe ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se i ka përcjellë me kujdes dhe vëmendje të shtuar procesin pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë, në maj të vitit 2015 dhe dënimet e shqiptuara nga Gjykata në Shkup.

Drejtësia, sipas tij, duhet të vihet në vend, duke nisur që nga zbardhja e plotë e ngjarjes me të gjitha dimensionet e saj.

“Një hetim ndërkombëtar do të ndihmonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, për të cilën mundohemi të gjithë. Me këtë rast, ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thirrur në konsulta të brendshme ambasadorin e Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, ndërkohë që për të njëjtën çështje e ka thirrur për sqarim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë”, është shprehu kryeministri Ramush Haradinaj.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsej 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Prej tyre 19 janë shtetas të Republikës së Kosovës, një është shtetas i Republikës së Shqipërisë, një është shtetas gjerman dhe të tjerët janë shqiptarë nga Maqedonia.

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm

Dem Shehu burg i përjetshëm

Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm

Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm

Valdet Zekaj, burg i përjetshëm

Bek Bajra, burg i përjetshëm

Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm

25 të dënuarit tjerë me 746 vjet burg janë:

Sami Ukshini 40 vjet

Qenan Hiseini 20 vjet

Irfan Lutfiu 14 vjet

Fadil Elshani 20 vjet

Esat Kafegjolli 40 vjet

Adrian Bujari 40 vjet

Shefqet Hallaqi 40 vjet

Lirim Demiri 20 vjet

Hajrush Abdija 20 vjet

Betim Kabashi 40 vjet

Genti Sefaj 40 vjet

Lendrit Rustemaj 20 vjet

Enver Hoxha-Klajn 40

Rufki Dogani 40 vjet

Mirsad Qerimi 20 vjet

Bajram Elshani 40 vjet

Nexhmedin Lika 40 vjet

Lirim Krasniqi 40 vjet

Sevdail Miftari 40 vjet

Fatmir Recica 40 vjet

Arsim Bajrami 13 vjet

Musa Pajaziti 12 vjet

Ragmi Latifi 18 vjet

Seadudin Abdullahu 14 vjet

Elham Arifi 13 vjet

Ebib Alimi 12 vjet

Të liruar janë Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini

Vetëm 4 persona kanë marrë pjesë në seancë të akuzuarit e pasi kanë interpretuar himnin kombëtare dhe këngën “besa besë” dhe duke theksuar se ky vendim vendos edhe për fatin e Maqedonisë, janë përjashtuar jashtë nga gjykatësja e lëndës.

1.Kenan Iseni, Kumanovë

2.Fadil fejzullahu, Kumanovë

3.Demë Shehu, Kosovë (Juniku)

4.Sami Ukshini, Kosovë (Sokoli)

5.Irfan Lutfiu, Kumanovë

6.Arsim Bajrami, Kumanovë (polic nga Vaksinca)

7.Fadil Elshani, Kosovë

8.Esat Kafexholli, Kosovë

9.Ardijan Bujari, Kosovë

10.Andi Krasniqi, Kosovë (Muhamed Krasniqi- Malisheva) për jetë

11.Shefket Avaqi, Kosovë

12.Lirim Demiri, Kumanovë

13.Ajrush Avdia, Kosovë

14.Betim Kartashi, Kosovë

15.Genci Sefa, Shqipëri

16.Lendrit Rustemi, Kosovë

17.Enver Klain, Gjermani (me shtetësi gjermane)

18.Rufki Dogani, Kosovë

19.Nasuf Bekiri, Haraçinë

20.Valdet Zekaj, Kosovë

21.Bajram Elshani, Kosovë

22.Nexhmetin Lika, Tetovë

23.Lirim Krasniqi, Kosovë

24.Sevdail Miftari, Kumanovë

25.Fatmir Reçica, Kosovë

26.Fejzulla Rushitovski, fshati Brezë

28.Besnik Ajdini, Kumanovë /Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta