Jozefina Topalli më shpërthyese se kurrë më parë, zbulon dekoltenë

Jozefina Topalli, në 20 vite që është pjesë e politikës dhe në pozicione shumë të larta, përveç individualitetit të saj si politikane, ka spikatur vazhdimisht edhe për pamjen e saj.

Ajo është një zonjë tipike shkodrane shumë e pashme, një bukuri mesdhetare, që mbi të gjitha nuk do t’ia dijë për vitet që ikin.

Në një event të kohëve të fundit në kryeqytet, zonja Topalli është shfaqur me një fustan të zi shumë shik, ku pjesa e bustit ishte transparente. Asnjë gjë vulgare, asgjë e tepruar, vetëm klas dhe sharm për politikanen e njohur, e cila bën lajm edhe me pamjen e saj të bukur./Panorama Plus/

Temat
LajmeRajon

Të afërta