Verdikti për Grupin e Kumanovës: Shqiptohen 746 vjet burg, 7 pjesëtarëve burg të përjetshëm

Gjykata Penale e Shkupit kumtoi aktgjykimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të Sigurisë dhe një grupi të armatosur, jetën e humbën tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza, përcjell AlsatM.

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm

Dem Shehu burg i përjetshëm

Qenan Hiseini 20 vjet

Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm

Irfan Lutfiu 14 vjet

Fadil Elshani 20 vjet

Esat Kafegjolli 40 vjet

Adrian Bujari 40 vjet

Shefqet Hallaqi 40 vjet

Lirim Demiri 20 vjet

Hajrush Abdija 20 vjet

Betim Kabashi 40 vjet

Genti Sefaj 40 vjet

Lendrit Rustemaj 20 vjet

Enver Hoxha-Klajn 40

Rufki Dogani 40 vjet

Nasuf Zeqiri, burg i përjetshme

Mirsad Qerimi 20 vjet

Vladet Zekaj, burg i përjetshëm

Bajram Elshani 40 vjet

Nexhmedin Lika 40 vjet

Lirim Krasniqi 40 vjet

Sevdail Miftari 40 vjet

Fatmir Recica 40 vjet

Bek Bajra, burg i përjetshëm

Temat
LajmeRajon

Të afërta