Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me Real Madridin
Cristiano Ronaldo është shumë mirë në Real Madrid, por insiston se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij me Real Madridin.
Ai thotë se është mirë me atë aktuale, e cila skadon në vitin 2021.
“Edhe për shumë vite në Real? Nuk e di. Kam edhe katër vite kontratë. Nuk dua të rinovojë. Jam mirë”, tha Ronaldo pas ndeshjes me Tottenhamin.
Portugezi këtë sezon është duke kaluar formë të ndryshme në dy garat ku po luan.
Në La Liga ai ka shënuar një gol në shtatë ndeshje, ndërsa në Ligën e Kampionëve ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje. /Express/
