Lidhja s`mundet pa ju

Shkruan: Visar K. Berisha

Lidhja e ka pranuar e para se një cikël të ri politik në vend, i cili shkapë shtetin dhe shëron demokracinë s`mund të ketë nëse në kauzën politike për Republikën nuk jemi të përfshirë të gjithë.

Gjithëpërfshirja do të thotë shembje e kontrollit dhe manipulimit nga pakica e pushtetshme për interesa meskineLidhja tash po kthehet, por triumfalizmi nuk asht fjala e saj e fundit.

Aty s`jemi një komunitet mendjesh të indoktrinuara, por njerëz të lirë që e duan Republikën si veten.

Njerëz që edhe gabojnë, që nuk e kanë në dorë të vërtetën përfundimtare, por që në esencë e duan paqen dhe punojnë për të.

Paqen si lumturi e gjithësecilit, që nuk varet nga vullneti i disave, por nga rezistenca e të gjithëve.

Lidhja nuk është projekt kundër askujt, ajo synon të jetë urë që i bashkon krejt në ëndrrën e përbashkët për barazi, drejtësi e mirëqenie. Lidhja po ashtu nuk dëshiron ta marr e vetme përgjegjësinë për shoqërinë. Ajo dëshiron ta kthejë vendimmarrjen dhe përgjegjësinë te njerëzit. Me një fjalë, ka ardhur koha për bashkëqeverisje me qytetarin, në komunitet, demokratikisht. Pra, Lidhja është një projekt liberal, që dëshiron ta shafisë forcën e pushteti mbi qytetarin, sikundër edhe ta çliroj kreativitetin e ideve dhe vullneteve.

Suksesi i këtyre ditëve, i Lidhjes ka qenë gjithëpërfshirja. Ngase dogmatizimi i të vërtetave apo realitivizimi i tyre, që ose i përkasin një grupi, ose nuk janë relevante, i ka bërë disa projekte politike të idhëta teksa të tjerat të qullëta.

Kësisoj është dëmtuar besimi qytetar dhe është rritur refuzimi ndaj politikës. Prandaj, Lidhja ka bërë hapjen dhe dëshiron ta vazhdoj atë.

Lidhja e ka pranuar e para se një cikël të ri politik në vend, i cili shkapë shtetin dhe shëron demokracinë s`mund të ketë nëse në kauzën politike për Republikën nuk jemi të përfshirë të gjithë. Gjithëpërfshirja do të thotë shembje e kontrollit dhe manipulimit nga pakica e pushtetshme për interesa meskine. Nuk do të ketë përparim të Republikës nëse vendimet për ne i merr një grup i ngushtë njerëzish me precedent antidemokratik. Këtë Lidhja tashmë e ka të qartë, prandaj dëshiron ta rris forcën e demokracisë në vendimmarrje: tashti për shkollimin e fëmijëve tanë, për ambientin e për shërbimet publike, nesër për drejtësinë, shkapjen e barazinë.

Kjo nuk do ndodhë nëse këto ditë të gjithë ne nuk marrim përgjegjësi bashkë me Lidhjen për ta rritur rezistencën dhe për t`i hapur udhë fuqizimit të vendimarrjes në komunitet për problemet publike. Secili prej nesh duhet ta shfrytëzoj këtë rast që të bëhet protagonist në fatin e qytetit të vet. Lidhja dëshiron t`ua jap këtë mundësi.

Do të gabojmë së bashku, do rifillojmë prapë, por nuk do të dorëzohemi aty ku preket demokracia dhe lumturia e njerëzve të Republikës. Lidhja nuk është vetëm për dikë apo vetëm e dikujt, aty bashkohen moshat, rajonet dhe idetë- në emër të lirisë!

Temat
Opinione

Të afërta