Klithmat e mikeshës…‘O Zot po më pushon zemra…Çohu nga ai krevat i shëmtuar’

Vuajtja ka pushtuar miqtë e saj më të afërt nga kjo humbje e papritur në kulmin e rinisë të gazetares Adelajda Xhemani.

Ajo u shua në moshën 31 vjeçare në banesën e saj e vetme.

Balerina e njohur Isida Mollaymeri ishte një prej mikeshave të saj më të afërta që ka shprehur dhimbjen e madhe për këtë humbje.

“O Zot te pergjetohem kujdesu per te ti gjithmon thoshe se une jam e fort, a do mundesh tme falesh qe sot jam pertok,a do me falesh qe sot spo duroj dot, a do mundem une tet fal qe ike nga kjo bote… shpirti po me qan e zemra po me pushon… ne pjese e imja me sjeton,nje A e imja u shua…

Adela ime ti ,e bukra ime ti , sa vlere ka tet them se do me mungosh shume kur jam e pazonja e pafuqishme tet coj nga ky krevati shemtuar, tet coj qe tet perkedhel floket e tu te bukur,Une po te therras e ti spo me degjon , thacka jote sot ka nevoj per ty ka nevoj qe ti tme pergjigjesh

O Zot pse na e more… o Zot ma kthe”, shkruan balerina e njohur në Instagram.

Balerina e njohur në postimet e saj të nëj pasnjëshme ka treguar disa nga momentet e tyre më të bukura krah të cilave lutet që ajo të kthehet dhe ky lajm të jetë një ëndërr e keqe.

Adelajda u nda nga jeta nga një atak në zemër. Në nder të kujtimit, kontributit të 31-vjeçares, ditën e sotme do të mbahen homazhe në qytetin e saj të lindjes, atje ku jetoi dhe punoi për shumë vite.

Mësohet se ceremonia e lamtumirës për Xhamanin do të mbahet në orën 12:00, në Kinemanë e qytetit të Kavajës. Më pas gazetarja do të përcillet për në banesën e fundit. /Gazeta Express/

Temat
LajmeRajon

Të afërta