Homazhet për Adelën… Kolegu tregon planet e ditëve të fundit

Nga homazhet për Adelën, gazetaren që u nda dje nga jeta si pasojë e një arresti kardiak kolegu i saj Ervin Kurti u shpreh se për shkak të projektit të ri që Adela do niste në ”Fax News” takimet me të kanë qenë më të rralla.

“Me thënë të drejtën s’e prisja kurrë që do flisja për Adelën për këto gjëra, po s’dua të bëhem patetik. Ajo ishte shumë entuziaste për projektin e ri që po niste në “Fax News” dhe për këtë shkak edhe nuk u takuam shumë në këto kohët e fundit. Adela ishte një vajzë që këmbëngulte dhe ja dilte mbanë për çdo gjë e vetme, thoshte që dua t’ia dal mbanë dhe ta meritoj atë çka do arrij”, u shpreh kolegu i të ndjerës Ervin Kurti.

Gazetarja ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të djeshëm. Ajo gjendej në banesë në momentin që ndodhi goditja fatale, ndërsa edhe pse 2 mikeshat e saj kanë njoftuar ambulancën, përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë jo me sukses.

Temat
LajmeRajon

Të afërta