Moderatorja dhe gazetarja Adelajda Xhamani, e cila humbi jetën mëngjesit e djeshëm në Tiranë, si pasojë e një sulmi në zemër, do të përcillet sot për në banesën e fundit në qytetin e saj të lindjes, Kavajë.
Homazhet për Adelën filluan sot në orën 12:00 te Kinemaja e qytetit të Kavajës, kurse varrimi në orën 14:00.
Por bëhet me dije një detaj i dhimbshëm, që sipas burimeve pranë familjes Xhamani, motra dhe vëllai i Adelës që ndodhet në Gjermani nuk do të mund të jenë sot në varrimin e së motrës.
Shkak është bërë pamundësia për të udhëtuar sot drejt Shqipërisë, për t’i dhënë motrës së tyre për herë të fundit lamtumirën.
