Burri kapet duke dhunuar gruan, parandalohet krimi në familje…

Një 44-vjeçar që ushtronte dhunë ndaj gruas së tij ka përfunduar në prangat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në Picarë të Vorës, ku u arrestua shtetasi Saimir P., i cili dhunonte shtetasen me inicialet M.P.

Njoftimi i policisë

Në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në një banesë në Picarë, Vorë, ka një konflikt.
Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, të cilët kanë konstatuar një konflikt në familje dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, pasi shtetasi Saimir P., po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P.

Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Një armë zjarri, automatik model 56, me tre krehër dhe 90 fishekë
– Një armë e ftohtë, me dy tehë (thikë si ato ushtaraket)

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, Oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Saimir P., 44 vjeç, banues në Picar, Vorë

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga Nenet 130/a, 278/3 dhe 279/1 të Kodit Penal.

Temat
LajmeRajon

Të afërta