Sela: Kemi votat e shqiptarëve, Zaevi thelloi ndarjen

Ziadin Sela ka dhënë deklaratë lidhur me rezultatet e publikuara nga Struga në të cilat u zgjodh Merko si fitues.

“Në rast se kemi parasysh votat e shqiptarëve ne kemi dyfishin e votave në krahasim me kundër kandidatin tonë.

Kemi rreth 3 mijë vota më tepër se Ramiz Merko dhe BDI.

Në çdo fshat të Strugës ne kemi fituar. Vota shqiptare në qytet është e jona, ai ka marrë votat e LSDM-së. Shqiptarët e kanë fituar këtë betejë. Për ne është i papranueshëm ky rezultat”, ka thënë Sela.

Temat
LajmeRajon

Të afërta