“Jepi Grida jepi! Mjerë studentët që të kanë pasur ‘zyshë’”

Deputetja e PD Grida Duma tërhoqi vëmendjen sot me gafën në parlament ku tha se fiorentini Makiavel, është filozofii Lindjes së Largët. Nuk ka kaluar pa komente deklarata e zëdhënëses së grupit parlamentar të PD.

Ish deputetja dhe pedagoge në universitetet shqiptare dhe në Itali, Ledi Shamku ironizon Gridën, teksa përmend këtë fakt, duke qarë dhe hallin e studentëve që e kanë pasur “zysh”

“Jepi Grida jepi! Mjerë studentët që të kanë pasur “zysh”!!!

Ta quash fiorentinin Niccolò Macchiavelli një mendimtar të Lindjes së Largët ekspert në fitoret e betejave – pra ta ngatërrosh fiorentinin me San Xu-në (Sun Tzu), i bie që ke ngatërru pikën e vlimit me këndin e drejtë, kuptove? Apo prit: Quajmë “pikë vlimi”…. – të vazhdoj?”, shkruan në rrjetin social Ledi Shamku

Temat
LajmeRajon

Të afërta