Faton Ramadani: Nga kamerat mund të shihet se nuk e kam sulmuar Vehbi Kajtazin

Faton Ramadani, cili u arrestua pas sulmint te djeshëm ndaj kryeredaktorit të Insajderit, Vehbi Kajtazi, sërish ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

Ramadani thotë se Inspektorati Policor duhet ta hetojë komandantin e policisë Driton Ymerin.

Ai këmbëngulë që kamerat e sigurisë mund ta dëshmojnë që ai s’është sulmuesi i Kajtazit.

Pas sulmit fizik që ndodhi dje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i përkrahur nga kolegë gazetarë, anëtarë të shoqerisë civile, profesorë universitarë, qytetarë dhe aktvistë të ndryshëm kanë protestuar sot në Prishtinë.

Protesta është organizuar si kundërshtim i sulemeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në vend.

Shkrimi i Ramadanit:

Pse duhet te hetoi inspektorjati policor Komondantin e policis Driton Ymerin?

Driton Ymeri nga tre shok qe ishum mu drejtua vetum mua qe duhet te shkoj me polic ne polici,kurse dy tjeret fare nuk i ka ftu qe tregon se ai kishte tendenc ndaj meje.

Atu kishte kamera,fotoja qe dul se une u arrestova ne lajme ishte nga pozicjoni i Ymerit,ket duhet permes kamerav te hetoi inspektorjati se a jan komondantet e policis te lidhur me portalet te cilat bejn dizenformata ne opinjon duke dhen kahje te kundert duke then se Faton Ramadani u arrestua per sulmin e Vehbi Kajtazit.

Inspektorjati policir duhet permes kamerav te hetoi ket fotografi mbas shpine qe eshte ber nga pozita ku qendroj Ymeri.

Deshmitaret qe ishin me mu dyshojn te njejten aket te Dritonit.

Inspektorjati policor permes kamerave dhe pozicjonit te fotos shantazhuese qe eshte ber dje ispektorjati e ka te let ta vertetoi se a e beri ate propagand Dritoni permes pronarve te disa portaleve qe shpesh her shoqerohet me ta.

Une nga policia e krimeve te renda jam marr ne pytje vetum si deshmitar,kamerat e lokaleve tregojn se une nuk isha sulmuesi i gazetarit.

Temat
LajmeVend

Të afërta