Hajvari, receta e salcës tipike e Kosovës me speca dhe patëllxhan

Kjo salcë e shijshme, e ngjashme hajvarin (salcën tipike të Kosovës) është shoqëruese mjaft e mirë e mishërave, qoftë të bardhë, qoftë të kuq, por mund të hahet edhe duke lyer fetat e bukës, si brusketë.

Përbërësit për 4 persona:

1 patëllxhan

2 speca të kuq

4 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle vaj ulliri

40 gr fara pishe të pjekura lehtësisht më parë në furrë

Një spec djegës

2 lugë gjelle lëng limoni

3 lugë gjelle majdanoz i grirë

Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tavë me letër furre vëmë patëllxhanin, specat e ndarë në mes për së gjati dhe hudhrat, i spërkasim me pak vaj ulliri dhe i pjekim në furrë për 15-20 minuta.

Kur të jenë pjekur i lëmë të ftohen, heqim tulin e patëllxhanit ndërsa specat i pastrojmë nga lëkura.

I hedhim në blender të gjithë përbërësit dhe i grijmë derisa të kemi një salcë homogjene.

Është mirë të konsumohet menjëherë pasi të ftohet.

Ruhet në frigorifer për 2-3 ditë e mbyllur në kuti me kapak hermetik.

Temat
Shëndet

Të afërta