Avokati i Popullit: Faturimi i energjisë së pashpenzuar, vepër penale

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka treguar se janë hapur hetime zyrtare për rastin e faturimit të energjisë elektrike të cilën qytetarët e Kosovës nuk e kanë shpenzuar.

“Gjatë hetimi ne kemi kërkuar përgjigje nga zyra e Rregullatorit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik nëse qytetarët paguajnë energji të pashpenzuar e cila harxhohet në veri të vendit. Ne kemi pranuar nga zyra e Rregullatorit një përgjigje e cila thotë se po kjo po ndodh, pra faturohet energjia e pashpenzuar”, ka sqaruar Jashari.

Ai ka thënë në KTV se gjithë ky faturim i energjisë elektrike bëhet nën pretekstin e humbjeve komerciale ose vjedhjes së energjisë elektrike.

“Kështu na është thënë gjatë një takimi zyrtarët e Rregullatorit të energjisë, por unë ju thash se kjo nuk është vjedhje e rrymës pra nuk është humbje komerciale por është shpenzim i cili po i faturohet dikujt që nuk e shpenzon”, ka thënë tutje Jashari.

Sipas tij, ky vendim është i padrejtë.

“Ligji për të drejtat e konsumatorëve, ligji për energjinë, ligji për mbrojtjen nga diskriminimi dhe ligjin për marrëdhënie detyrimore i cili e ndalon pasurimin e pabazë të individëve apo personave juridik apo kompanive në situata ligjore, nga konsultimi i këtyre 4 ligjeve që i përmendem del se ky vendim për faturim të energjisë elektrike qytetarëve të cilët nuk e kanë shpenzuar është vendim i paligjshëm i padrejtë, pra nuk ka mbështetje as baze juridike të mjaftueshme”.

“Ne kërkuam se cili është bilanci financiar i kompanisë KEDS, kjo kompani e ka të dorëzuar një raport financiar të hartuar nga vet kompania dhe i gjithë qarkullimi është rreth 100 milionë euro dhe gjysma ishte fitim.

Zyra e Rrregullatorit nuk është përgjigjur rekomandimeve tona që të anulohet ky vendim, pastaj ne e dërguam lëndën në gjykatën themelore dhe ky vendim është stopuar nga gjykata dhe të presim se çka do të bëhet më vonë”, ka thënë Jashari.

Sipas zyrës së Rregullatorit del se 4.5% e totalit është vlera e faturave në nivel vendi që qytetarët paguajnë pa harxhuar fare.

“Unë mendoj se ka hapësirë, se ka elemente për vepër penale dhe prokuroria mund të fillojë hetimet që të shihet se si ka ardh deri këtu, pra këtu ka pasur pasurim të pabazë pa një bazë të mjaftueshme juridike”, ka thënë Jashari.

Temat
LajmeVend

Të afërta