Se është një super artiste madje edhe tejet produktive, kjo nuk vihet aspak në dyshim, shkruan Kosovarja.
E njëjta vlen të thuhet edhe kur flitet për pamjen e saj mbreslënëse dhe stilin unik që e karakterizon këngëtaren.
Derisa, është përfolur edhe për ndërhyrje kirurgjikale, të cilat vazhdimisht Elvana i ka demantuar dkuke publikuar imazhe krejtësisht pa grim, të cilat të japin bindjen e një bukurie natyrale.
Por, imazhi i fundit në rrjete sociale, ku Elvana shfaq vetëm fytyrën për së afërmi, të pagrimuar, mbase do të jap edhe një dëshmi se nuk kanë ‘gisht’ ndërhyrjet në fytyrën e saj.
E kjo ju mbetet ta vlerësoni ju.
https://www.instagram.com/p/BZ6eZM9FCTt/?hl=en&taken-by=elvanagjataaaa
Fjalët kyçe
Elvana GjataTemat
Showbiz