Edhe Enca si vipat e tjerë kthehet në…

Kohët e fundit shumë nga personazhet e njohur të showbizit shqiptar janë duke iu drejtuar gjithnjë e më shumë të ushqyerit në mënyrë vegane.

Duket se një prej tyre është edhe këngëtarja Enca Haxhia, e cila ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shprehet se përveç djathit nuk konsumon asnjë produkt tjetër shtazor apo me përbërje shtazore dhe diçka e tillë e bën 90% vegane.

“Unë zakonisht nuk përdor asnjë term për të përkufizuar veten time por zakonisht është e thjeshtë të përdorësh termin “vegan” për të shpjeguar se çfarë konsumon. Unë nuk konsumoj (asnjëherë nuk e kam bërë) mish, peshk, fruta deti , vezë, qumësht, POR .. unë dashuroj djathin. Pra besoj që jam 9/10 vegan”.- ka shkruar këngëtarja në Instastories./Gazeta Express/

Temat
Showbiz

Të afërta