Pyetet nëse Shqipëria është e vështirë, Pique nuk e ndal dot të qeshurën

Qendërmbrojtësi i Spanjës, Gerard Pique nuk është ndal së qeshuri kur është pyetur nëse Shqipëria është kundërshtar i fortë

Pique ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur para ndeshjes me Shqipërinë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Por, ai ka befasuar të gjithë kur është pyetur nëse Shqipëria është e vështirë.

“Shqipëria, e vështirë apo jo?”, pyeti një nga gazetarët spanjollë dhe Pique nisi të qeshte përpara se të përgjigjej.

“Shqipëria është një skuadër që… (qesh përsëri) isha përgatitur për pyetje tjetër… Është një skuadër e vështirë, e tregoi veten duke u kualifikuar në Europianin e fundit. Në Shqipëri e patëm të vështirë, mbyllen mirë dhe godasin në kundërsulm”, tha Pique pasi arriti të rikthente seriozitetin.

Ndeshja Spanjë-Shqipëri do të luhet nesër (e premte) nga ora 20:45 në Alicante. /Express/

Temat
Sport

Të afërta