Publikohet “Pa Cenzure” nga Capital T, Lyrical Son e Vig Poppa

Tre nga reperët më të njohur në vend kanë mbledhur forcat për të sjellë bashkëpunimin e vitit.

Bëhet fjalë për reperin Capital T i cili sapo ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Lyrical Son e Vig Poppa, transmeton Gazeta Express.

Kjo këngë është paralajmëruar ditë më parë dhe pritet të pëlqehet nga të gjithë fansat e tyre.

Teksti dhe melodia është realizuar vetë nga të tre reperët.

Ndryshe, Capital T ka qenë njëri ndër reperët më aktiv gjatë këtij sezoni veror. Këngët e tij kanë qenë shumë të suksesshme madje janë interpretuar edhe nga të huajt.

Temat
Showbiz

Të afërta