Xhavit Haliti – deputetëve të VV-së: Ju jeni rritë si parti, ndoshta rriteni edhe më shumë por…

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili aktualisht është në rolin e kryesuesit të Kuvendit për shkak të mungesës së Kadri Veselit, ka reaguar ndaj fjalimit të deputetit të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla.

Sveçla, i cili tha se Qeveria e Kosovës ka mbetur peng i Serbisë, ka nervozuar Halitin, shkruan Periskopi.

Haliti i tha Sveçlës se nuk ka tradhtar në mesin e politikanëve kosovare dhe i ka bërë thirrje edhe deputetëve të Vetëvendosjes për zhvillim të shtetit.

“Lufta ka mbaru. Serbia e as Rusia nuk munden me hy kurrë më në Kosovë, sepse këtu është NATO. Po hajde ta zhvillojmë këtë shtet. Ju si VV jeni rritë, dhe ndoshta rriteni edhe më shumë – por punoni për zhvillimin e shtetit”, tha Haliti. /Periskopi/

Temat
LajmeVend

Të afërta