Valltarja dhe këngëtarja Donjeta Kosumi e njohur si Kallashi dje nuk ka pasur një ditë edhe aq të mirë.
Kjo për faktin pasi që dikush asaj po i pengon në jetën e saj private duke i hakuar asaj llogaritë si Instagram e Snapchat.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kallashi për Express e cila thotë se rastin e ka lajmërua në polici.
“Dje dikush ma ka thye passin e Snapchatit dhe Instagramit. Por rastin e kam lajmërua në polici”, ka thënë Kallashi.
Kujtojmë se Kallashi ishte bërë e njohur për publikun për mënyrën se si ajo vallëzon./Gazeta Express/
Fjalët kyçe
KallashiTemat
Showbiz