Zeka: Ndodhi mrekullia, populli e pa çfarë rrugaçësh ka në Vetëvendosje (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka sulmuar fizikisht deputetin e Nismës, Milaim Zeka, pas një zënke verbale në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Milaim Zeka ka folur pas incidentit me kolegun e tij nga Lëvizje Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë se në këtë mënyrë populli e pa se çfarë njerëzish ka në Vetëvendosje.

“Unë në çdo debat televiziv do t’u tregoj njerëzve çfarë manipulantësh dhe çfarë rrugaçësh janë një pjesë e njerëzve të Vetëvendosjes. Ai u ndez kur unë i thashë që është krijesë e SHIK-ut. Mua më vjen keq që ndodhi ajo gjë, por ndodhi mrekullia që t’i tregohet popullit kush janë këta njerëz”. /klankosova.tv/

Info Lokale – 29.09.2017

Gepostet von Klan Kosova am Freitag, 29. September 2017

Temat
LajmeVend

Të afërta