Publikohet kënga e shumëpritur e Era Istrefit me French Montanan (Video)

Kënga u paralajmërua se do të publikohet më 25 gusht, më pas më 25 shtator, ndërsa vetëm sot ka dal në treg.

Era Istrefi ka sjell projektin e ri muzikor të shumëpërfolur në rrafshin ndërkombëtar.

“No I love Yous”, titullohet kënga e cila vjen në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror French Montana.

Nuk dihet nëse kënga do të shoqërohet me ndonjë vidoklip, pasi që këngëtarja e ka sjell në llogarinë personale në Facebook një pjesë të shkurtër të një videoje të shoqëruar me këngën.

Kujtojmë se prishtinasja u bë e njohur në rrafshin ndërkombëtar me këngën “BonBon” dhe “Redrum”.

Ndryshe, Era ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta