Ministrja Hoxha i quan ‘rrugaçë’ anëtarët e Vetëvendosjes

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ka reaguar pas përleshjes fizike mes deputetëve Milaim Zeka e Frashër Krasniqi.

‘’Për çdo ditë po e zbulojnë fytyrën e tyre të vërtetë – ‘me zemër e me mendje’ rrugaça”, ka shkruar ajo në Facebook.

Hoxha më herët ishte Ministre e Drejtësisë ku nga aty ishte kritikuar ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje sa i takon çështjes së drejtësisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta