Lajm shumë i keq për Shpend Ahmeti, PDK-ja ia bën edhe këtë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prishtinë, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim penal kundër kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim pa shpallje publike.

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, pasi ka dorëzuar kallëzimin penal ka thënë se Shpend Ahmeti së bashku me ish-drejtoreshën e Arsimit Arbërie Nagavci dhe drejtorin për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër Dren Kukajn, të cilët kanë dhënë në shfrytëzim pronën pa u hapur ankand publik.

Cakolli tha se ata kanë abuzuar me shkollat, ku Shpend Ahmeti ka favorizuar militantët e Vetëvendosjes, për të bërë pazare dhe për të abuzuar me çerdhe dhe shkollat.

Ndërsa, avokati Skënder Musa tregon se kanë ngritur kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Arsimit dhe Drejtorisë për Çështje Pronësore, të cilat kanë dhënë pronën komunale në shfrytëzim pa shpallje publike, por vetëm janë bërë nga zgjedhja individuale, në të cilat ka shkelje ligjore dhe krim të organizuar.

Temat
LajmeVend

Të afërta